Ekskluzive/ Mateo Toçi: Shqiperia, mund te bej "surprize" ne keto eliminatore | ||||
|
Kombetarja e Shqiperise per moshat 19 vjecare, diten e hene do te niset drejt Austrise ku do filloje ndeshjet per fazen eliminatore per kampionatin Evropian. Skuadra qe drejtohet nga Skender Gega, ben pjese ne Grupin 12-te eliminator dhe do te perballet me skuadren vendase Austrine, Danimarken dhe Malten. "Ne Austri na pret nje turne i veshtire, por ne kemi disa muaj qe pergatitemi dhe shpresojme qe te bejme nje paraqitje dinjitoze", u shpreh mesfushori i talentuar Elbasanas Mateo Toçi ne nje prononcim te posaçem per Albaniasoccer.com. "Eshte veshtire per te percaktuar se si do dalim ne perfundim te ketyre eliminatoreve, por ne do te luajme per ti bere surprize te gjitha skuadrave te Grupit. Te gjitha ndeshjet do te jene nje finale e vertete, por si ekip ne te gjithe jemi pergatitur ne maksimum keto 6 muajt e fundit dhe duhet qe te ekzekutojme me se miri detyrat qe na ka dhene dhe do te na japi trajneri. Nese zbatojme planet dhe ndjekim udhezimet, jam i sigurte qe ne do paraqitemi mire", vazhdoi 19 vjecari i cili e vlereson shume gjendjen psikologjike dhe perqendrimin e larte te skuadres. "Ne kemi qene shume te perqendruar gjate kesaj kohe si ekip dhe une personalisht mezi i pres keto ndeshje per te treguar perkushtimin tim per skuadren kombetare dhe dua qe te paraqitemi sa me mire ne keto ndeshje per te nderuar kombin dhe ekipin", perfundoi mesfushori i kombetares se te rinjve te Shqiperise prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Takimin e pare Shqiperia do ta zhvilloje diten e Merkure me 5 Tetor ne oren 13.00 ndaj Danimarkes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5479 |