U-19/ Kuqezinjte “helmim apo epidemi”, ne ndeshjen miqesore me Maqedonine !? | ||||
|
Kombetarja e 19-vjecareve perpara ndeshjes miqesore me Maqedonine, te luajtur ne Pogradec diten e Shtune me 27-Gushte eshte goditur nga nje epidemi sipas drejtueseve te FSHF-se, por ne te vertet ekipi i drejtuar nga Skënder Gega ka zbritur në fushën e lojës me të vjella, si rezultat i një helmimi të pësuar nga ushqimi, gjatë qëndrimit në një nga hotelet e Durrësit. Kjo eshte pohuar nga burime te brendshme te kombetares U-19. “Pjesa më e madhe nuk ishin në gjendje të luanin dhe në çdo pesë minuta shkonin në tualet. Ishte e tmerrshme, lojtarët i shihje të vraponin herë pas here për të vjellë. Ndoshta ne do të ishim mundur sërish, por një ndikim të madh pati edhe gjendja e tyre", bëri të ditur një prej pjestarëve të kombëtares U-19”. Kjo miqesore perfundoi me rezultatin 2-0 per ekipin kombetar Maqedonas te cilet treguan nje nivel loje me te mire fale dhe “helmimit” qe kishin pesuar lojtaret tane. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5364 |