U-19/ Shqiperia neser perballet me Belgjiken |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 09 Tetor 2010 17:05 |  |  |  | |
Kombetarja Shqipetare U-19 do te luaje diten e neserme ndeshjen e dyte kualifikuese per Europianin. Djemte e drejtuar nga Ramadan Shehu do te ndeshen me Belgjiken vendase. Kuqezinjte e vegjel humben ne ndeshjen e pare me rezultatin tenistik 6-1 perball Anglise kurse Belgjika fitoi 4-1 ndaj Qipros. Shqiperia renditet ne vendin e fundit ne grupin e tete. Ndeshja do te luhet ne stadiumin “Bielmont” ne Verviers dhe do te gjykohet nga Sandor Szabo nga Hungaria.
Klevis Bejkolli
 |