HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Sadulla Elezi: Dua te luaj per Shqiperine!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Shtator 2009 11:58   pdfShtypEmail

sadullai_elezi_Emri : Sadulla

Mbiemri : Elezi

Datelindja : 01-12-1991

Gjatesia : 179-cm

Pesha : 72-kg

Pozicioni : Mesfushor i majte/i djathte

Talentet shqiptare si brenda Shqiperise dhe jashte saj nuk mungojne, por vetem duhet ti zbulosh dhe ti mbeshtesesh duke i thirrur ne kombetaret perkatese ose ne zboret e ndryshme qe zhvillojne ekipet kombetare. Pas portierit Geri Lika qe luan ne Danimarke, Atdhe Nuhiu qe luan ne SV Ried dhe me kombetaren U-21 te po ketij vendi dhe qe i shenoi dy gola skuadres tone Shpresa ne perballjen e tyre direkte, nje tjeter talente qe aktivizohet ne Danimarke ka shprehur deshiren per te luajtur me kombetaren Shqiptare.

 

Tetembedhjete vjecari Sadulla Elezi me origjine nga Tetova e Maqedonise, por i lindur ne Danimarke dhe me pashaporte Maqedonase ka shprehur deshiren e tij per te luajtur me kombetaren e origjines, me ate Shqiptare.

 

Me kane propozuar qe te luaj me kombetaren Daneze U-18, por nuk kam pasur pashaporte te ketij shteti megjithese jam lindur ketu, por deshira ime dhe e familjes time eshte qe te luaj per ngjyrat kuq e zi u shpreh Sadulla Elezi per Albaniasoccer.com.

 

Futbollin e kam filluar qe ne moshen tete vjecare me skuadren e Bronshoj. Kam qendruar te ky ekip deri ne moshen 13-te vjecare. Pastaj kalova te skuadra FC Kopenhagen ku dhe qendrova dy vjete. Nga mosha 15-te, e deri me tani luaj per skuadren B93 Kopenhagen. Une luaj si mesfushor i djathte dhe i majte dhe per mua eshte njelloj nuk ndjej veshtiresi ne pershtatjen me krahun. Luaj mire me te dy kembet dhe kjo me ka ndihmuar shume, vazhdoi prononcimin e tij e riu 18 vjecar.

 

Aktualishte luaj me skuadren e te rinjve ku dhe jam kapiten, por grumbullohem dhe me skuadren e pare kur me therret trajneri. Ne kampionatin qe sapo ka filluar kam shenuar dy gola ne tre ndeshje dhe ekipi ndodhet ne vendin e trete me pese pike. Kete vit shpresojme te fitojme kampionatin e te rinjve pasi kemi nje grup te mire futbllistash, shpjegon lojtari e talentuar e cili nuk e fsheh deshiren qe ka per te luajtur per kombetaren e moshave te Shjqiperise.

 

Deshira ime eshte qe une te luaj per Shqiperine dhe une do vazhdoj te luftoje per te realizuar endren time perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, Sadulla Elezi

Klevis Bejkolli


busy
komente