ANDORRA: Gomes I Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio I Martinez, Rebes, Vieira, Cervos I Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez SHQIPËRI: Berisha I Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj I Gjasula, Bare, Memushaj I Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja Shqiperia e nis me kembe e mbare rrugen per ne Boterorin "Katar 2022", duke mposhtur Andorren me rezultatin 1-0. Ne minuten e 41' te ndeshjes, mbas nje kombinimi te bukur me Baren, mesfushori i krahut te majte Ermir Lenjani mposht portierin Gomes duke gjuajtur forte me majten. Ashtu si dekraroi ne konferencen e shtypit nje dite perpara sfides kunder Andores, Edi Reja nuk beri eksperimente. Me skemen 3-5-2, ai i besoi lojtareve qe i dhuruan vendin e pare ne grupin e katert te Liges C ne kompeticionin " UEFA Nations League 2020/21". Duke pasur vetem nje dite kohe per te pergatitur ndeshjen me Andoren, nuk mund te prisnim mrekullira. Ne pjesen e pare te ndeshjes ekipi beri nje loje te mire me kombinime dhe aksione te bukura ne fazen sulmuese. Ne pjesen e dyte vuajti presingun e Andorres duke humbur saktesine ne pasime, fantazine ne mesfushe dhe qetesine ne sulm. Me nje fitore minimale Kombetarja Shqiptare ben detyren dhe merr: Tre pike dhe PIKE ! Forca SHQIPERI Gent Mebelli
 |