Sot ne oren 10:30, ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit, tranjeri i Shqiperise, Gianni de Biasi ka bere publike listen e lojtareve per 2 ndeshjet e ardheshme kunder Italise dhe Bosnjes. Lista e 23 lojtareve te grumbulluar nuk ka pasur asnje lojtar te ri pervec lojtarit te Kukesit Albi Alla. Ne kete liste mungojne te skualifikuarit Etrit Berisha dhe Gjimshiti si edhe i demtuari Mergim Mavraj. Mbrojtja eshte reparti ku mungesat jane te shumta dhe pritet te kete rolin me te veshtire ne ndeshjen kunder Italise. Ekipi jone kombetar do te filloje stervitjen e pare sot ne oren 17:30, ne kompleksin Tropikal ne Durres. Ja edhe lista e plote e lojtareve te grumbulluar: Portierë: Alban Hoxha (Partizani), Orges Shehi (Skënderbeu), Thomas Strakosha (Lacio).
Mbrojtës: Ansi Agolli (Karabak), Elseid Hysaj (Napoli), Naser Aliji (Kaizerslautern), Frederik Veseli (Empoli), Arlind Ajeti (Torino), Albi Alla (Kukësi). Mesfushorë: Burim Kukeli (Zyrih), Migjen Basha (Bari), Taulant Xhaka (Bazel), Amir Abrashi (Frajburg), Odise Roshi (Terek Grozni), Ledian Memushaj (Peskara), Andi Lila (PAS Janina), Jahmir Hyka (San Hoze Ërthkuejks), Eros Grezda (Lokomotiv Zagreb), Liridon Latifi (Skënderbeu). Sulmues: Bekim Balaj (Terek Grozni), Armando Sadiku (Lugano), Azdren Llullaku (Astana), Sokol Cikalleshi (Akhisar Beledijespor).
|