Tranjeri i kombetares shqiptare Gianni de Biasi ka dale ne nje konference per shtyp ku ka shpallur listen e lojtareve per 2 ndeshjet e ardhshme kunder Lihtenshteinit si edhe kunder Spanjes. Ne kete liste bie ne sy afrimi i disa lojtareve te ekipit U-21 si edhe rikthimi i Azdren Lullakut, i cili po kalon nje forme shume te mire ne kampionatin rumun. Gjithashtu ajo qe ra ne sy eshte edhe mos thirrja e Shkelzen Gashit, i cili kete jave shenoi nje supergol me ekipin e tij amerikan Kolorado Rapids. Gianni de Biasi e ka justifikuar mos thirrjen e Gashit, me faktin se ne keto ndeshje do ti jap me shume hapesira lojtareve te rinj te U-21. Gjithashtu ai eshte shprehur se ndeshja kunder Lihteshteinit eshte shume e veshtire dhe lojtaret duhet te perqendrohen maksimalisht per te marre fitoren. Ja edhe lista e plote e lojtareve te thirrur: Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha. Mbrojtës: Ansi Agolli, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Naser Aliji, Frederic Veseli. Mesfushorë: Amir Abrashi, Burim Kukeli, Migjen Basha, Jahmir Hyka, Ergys Kaçe, Andi Lila, Taulant Xhaka, Ledjan Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Eros Grezda, Liridon Latifi. Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Rei Manaj, Armando Sadiku, Azdren Llullaku.
Ndeshja kunder Lihteshtain do te luhet ne Vaduz me date 6 tetor ora 20:45, ndersa ndeshja kunder Spanjes do te luhet ne Shkoder, te dielen date 9 tetor po ne oren 20:45.
|