Shqiperia ben te pamunduren, fiton ne 15 minuta |
nga Administrator E martë, 06 Shtator 2016 13:31 |  |  |  | |
Shqiperia ka arritur te pamunduren, ne 15 minuta loje ka arritur qe te marre 3 pike me shume vlera kunder Maqedonise. Loja e cila u nderpre mbreme per shkak te kushteve te keqija atmosferike ka rifilluar sot ne oren 14:00. Maqedonia e ka filluar mire kete 15 minutesh duke bere presing mbi lojtaret tane dhe nuk u munduar te ule ritmin e lojes. Shqiperia mundohet te sulmoje drejt portes maqedonese por pa efakasistet. Minuta e 89, Shqiperia ekzekuton nje goditje denimi. Topi i hedhur ne zone goditet me koke nga Balaj i cili arrin te shenoje. I gjithe stadiumi ne delir per avantazhin e Shqiperise. Ne minutat e mbetura Shqiperia administron lojen dhe ka mundesine te thelloje avantazhin, por gjuajtja e Sadikut perfundon jashte. Nje fitore e merituar per Shqiperine dhe nje fillim i mire per keto eliminatore. Ndeshja e ardhshme e Shqiperise eshte kunder Lihtenshteinit, ne Vaduz me date 6 Tetor.
 |