15 minuta per 3 pike |
nga Administrator E martë, 06 Shtator 2016 08:07 | | | | |
Sot ne oren 14:00 ne stadiumin Loro Boriçi, do te luhen minutat e mbetura te ndeshjes te nderprere ne minuten e 75, Shqiperi - Maqedoni. Ndeshja u nderpre nga kryesori per shkak te kushteve atmosferike. Shiu i dendur dhe me ere te forte ne Shkoder ka bere qe ndeshja te nderpritet. Sipas rregullores, eshte pritur qe situata atmosferike te ndryshoje ne menyre qe ndeshja te rifilloje, por duke pare qe nuk kishte permiresim te kushteve atmosferike atehere ajo eshte nderprere perfundimisht. Me pas, zyrtaret e federatave te futbollit te Shqiperise dhe Maqedonise kane sygjeruar orarin per zhvillimin e minutave te mbetura. Maqedonasit kane pretenduar qe ndeshja te rifilloje sot ne oren 12:00, kurse pala shqiptare ne oren 16:00. Si perfundim UEFA ka vendosur qe ndeshja te luhet ne oren 14:00 te dites se sotme. Deri ne momentin e nderprerjes te ndeshjes, rezultati ishte i barabarte 1-1. Goli i shprejte te shenuar nga Sadiku ne minuten e 9, nuk eshte shfrytezuar nga Shqiperia per thelluar rezultatin, dhe ne pjesen e dyte nje pasim i gabuar i Kukelit i ka dhene mundesi Alioskit qe te barazoje rezultatin. Ne oren 14:00, Shqiperia do te kete ne dispozicion 15 minuta per te shenuar dhe per te marre fitoren dhe 3 pike. Nderkohe, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se hyrja ne stadium do te jete falas per te gjithe tifozet.
|