Dje jane luajtur tre ndeshjet e vlefshme per 1/8 te kampionatit europian France 2016 te cilat kane dekretuar edhe 3 ekipet e para cerekfinaliste. Shqipetaret e Zviceres kane qene protagonist ne te mire dhe ne te keq per ekipin e tyre, ku ne 90 minuta kane barazuar me rezultatin 1-1 kunder Polonise. Te paret qe kane kaluar ne avantazh kane qene polaket me ane te Blaszikovskit qe ka shenuar ne minuten e 39. Ne minuten e 82 do te jete Xherdan Shaqiri qe do te barazoje takimin me nje gol shume te bukur ne roveshate. Takimi shkon ne penallti dhe do te jete Granit Xhaka ai qe do te gaboje duke e nxjerre topin jashte dhe Polonia do te kualifikohet me 5 penallti te shenuar, kurse Zvicra do te shenoje 4 te tilla. Uellsit i ka mjaftuar nje autogol i McAuley ne minuten e 75 qe te festoje dhe te jete cerekfinalistja e dyte dhe do te luaje kunder fituesit te çiftit Hungari - Belgjike. Ndeshja e shumepritur Kroaci - Portugali, ne 90 minutat e kohes te regullt, nuk ka dhuruar spektaklin e shpresuar. Kroacia e ka kerkuar me shume ngulm golin e avantazhit por pa ja arritur dot. Portugalia ka shfrytezuar mjaft mire nje kundersulm dhe ka shenuar me ane te Quaresma. Goli ka ardhur 3 minuta para perfundimit te 120 minutave. Portugalia do te ndeshet ne cerekfinale kunder Polonise.
|