Në konferencën e parë për shtyp pas ndeshjes kundër Rumanisë tëfituar me rezultatin 1-0, me gol të Sadikut në minutën e 43, përpara mediave u paraqitën Burim Kukeli dhe portiere Orges Shehi. Ata kanë shprehur kënaqësinë për paraqitjen e mirë që ka bërë skuadra jonë kombëtare në këto finale të Europianit dhe në mënyrë të veçantë për fitoren e arritur dje, kundër Rumanisë. Në unison, ata shprehën dëshirën e tyre dhe të skuadrës për të vazhduar më tej, rrugën në këto finale të Kampionatit Europian “Francë 2016”. “Ne e bëmë detyrën tonë, tani na duhet të presim. Dëshira jonë është që të vazhdojmë më tej” –thanë të dy futbollistët. Burim Kukeli I pyetur nga gazetarët theksoi: “Kur je në stol apo në tribune e perjeton me më shumë vështirësi kur sheh skuadren tende ne fushe dhe nuk ke mundesi ta ndihmosh. Ndeshja e djeshme na fali shume emocion por ishte edhe nje fitore qe ngriti lart moralin e gjithe kombit tone”. Më pas ai shtoi: “Ne jemi te lumtur qe arritem te bejme dick ate tilled he shpresojme se kjo fitore do te na sherbeje për tu kualifikuar”- tha ndër të tjera mesfushori kuqezi. Ndërkohë portiere Orges Shehi: “Në këtë skuadër nuk ka rëndësi nëse je në fushë, ne stol apo në tribunë, të gjithë ne jemi të gatshëm në çdo moment, ti shërbejmë kësaj skuadre dhe kjo është një nga arsyet përse kemi ardhur deri këtu”. Në lidhje me të ardhmen e skuadrës në Francë portieri i skuadrës kombëtare theksoi: “ Per kualifikimin jo cdo gje varet nga kembet tona, ne e kemi bere punen tone dhe tani na duhet të presim edhe tek fati, për të shkuar më tej”-konfirmoi Orges Shehi.
Fonti: Fshf.org
|