Kombetarja Shqiptare e Futbollit zhvilloi sot seancën e saj të pasdites, në zborin e Turqisë. Stervitja e parë (e mengjesit) u zhvillua ne oren 11.00. Ekipi u nda ne dy grupe, sulmuesit u sterviten me trajnerin Kuze ndërsa mbrojtesit me ndihmësin e tij, Mustedanagic. Në këtë seancë stërvitore u punua kryesisht në mënyrë individuale me lojtarët. Sulmuesit zhvilluan goditje të ndryshme drejt portës, vendosje taktike në fazën sulmuese dhe lëvizje të tjera. Sa i takon mbrojtësve, ata punuan me taktika të ndryshme për të arritur përsoshmërinë e sistemit mbrojtës. Në stërvitjen e mbasdites, trajneri Josip Kuzhe, përgjithësisht vendosi ekipin që do luajë nesër kundër Adanasporit, në forme loje me dy ekipe nga 9 lojtarë. Nga ana tjetër u punua edhe për vendosjen e ekipit gjatë goditjeve standarte. Sipas trajnerit Kuzhe, formacioni i mundshëm që do të luajë nesër turqve të Adanasporit, do të përbëhet nga këta lojtarë këta: Mocka, Lila, Pisha, Shoshi, Samina, Muca, Sefa, Vila, Muzaka, Bakaj, Bala. Nesër kombëtarja shqiptare do të niset në orën 12.00 nga reezidenca e saj për të arritur në Hotel. Ndeshja do të zhvillohet në orën 15.00. Media FSHF
|