Nje Shqiperi plot grinte humbet kunder Zvicres |
nga Administrator E martë, 14 Qershor 2016 13:41 | | | | |
Kombetarja jone ka humbur ne ndeshjen e pare te Europianit France 2016. Lojtaret kane hyre ne fushe me shume emocione dhe si rrjedhoje jane ndeshkuar qe ne minuten e 5 te lojes. Nje dalje e gabuar e portierit Berisha i ka dhene mundesine mbrojtesit helvet Schar te shenoje. Shqiperia eshte shokuar nga ky gol i shpejt dhe per 25 minutat e para ka vuajtur lojen e zviceraneve te cilet kane kercenuar disa here porten e Berishes. Ne minuten e 23, kapiteni i kombetares Cana ka marre nje karton te verdh krej te panevojshem i cili do te rezultoje deçiziv me vone. Ne minuten e 31 sulmuese Sadiku merr nje top te bukur nga Hysaj, i vetem perballe portierit Sommer nuk arrin te shenoje. Nje rast i arte per Shqiperine per te barazuar rezultatin. Ne minuten e 36, kapiteni Cana nuk arrin te ndal sic duhet sulmuesin Seferovic, dhe shkakton faull duke prekur topin me dore, per arbitrin nuk ka dyshime dhe vjen kartoni i dyte i verdhe qe shnderohen ne te kuq. Shqiperia eshte e detyruar te luaje me 10 futbolliste. Zvicra shton presionin por pa arritur te shenoje golin e dyte. Pjesa e dyte nis pa zevendesime, Kukeli spostohen ne qender te mbrojtjes ne rolin e Canes. Shqiperia me mbeshtjen e me shume se sa 25 mije tifozeve shqiptare fillon e te reagoje ne kerkim te golit te barazimit. Ne minuten e 51 eshte serish Sadiku qe nuk zoteron sic duhet nje top te dhene nga Hysaj. Zviceranet administrojne lojen dhe me ane te kundersulmit kerkojne golin e qetesise por do te jete portieri Berisha qe do te shpetoje porten tone. De Biasi fut ne loje Kaçen per Xhaken dhe me pas edhe Cikalleshin ne vend te Roshit. Jane minuta te mira per Shqerine por Sadiku dhe Cikalleshi nuk arrijne te shfrytezojne rastet e mira per te barazuar rezultatin e ndeshjes. Ne minuten e 82 del nga loja Sadiku dhe ne vend te tij aktivizohet Gashi. Ne minuten e 88, Abrashi jep nje asist perfekt per Shkelzen Gashin, i cili i vetem me portierin Sommer nuk arrin te shenoje. Nje rast teper i volitshem per kombetaren tone qe nuk arrin te barazoje rezultatin. Ne minutat e fundit lojtaret e kombetares mundohen qe te gjejne golin e barazimit por pa ja arritur qellimit. Ndeshja perfundon me rezultatin minimal 1-0, ke perseri jemi ndeshkuar nga nje gabim i minutave te para si edhe nga emocionet e medha. Kapiteni Cana, ne nje fare menyre ka kompromentuar rezultatin e ndeshjes duke lene me 10 lojtare ekipin. Nje ndeshje ku pergjithesisht ekipi ka luajtur mire dhe ka kerkuar me ngulm golin e barazimit por kjo nuk ka mjaftuar per te shmangur humbjen. Ndeshja e rradhes e kombetares sone edhe diten e merkure ne Marseje kunder Frances.
|