Veseli: jam shqiptar, Roshi: E shoh veten titullar |
nga Administrator E mërkurë, 08 Qershor 2016 07:58 | | | | |
Ashtu sic ishte programuar, dje rreth ores 17:00 eshte zhvilluar konferenca e pare e kombetares ne France. Ne kete konference i jane pergjigjur pyetjeve te gazetareve lojtaret Fereric Veseli dhe Odise Roshi. Nder te tjera Veseli eshte shprehur se e ka pritur me ankth thirrjen ne kombetare dhe eshte shume i lumtur qe ben pjese ne grupin e lojtareve te zgjedhur. Pyetjes te gazetareve rreth polemikave qe jane bere kohet e fundit ne media dhe ne opinionin publik ne lidhje me afrimin e tij dhe mos thirrjen e Xhimshitit, ai eshte shprehur: "Nuk kam ndjekur mediat dhe nuk me interesojne polemika te tilla pasi jam i perqendruar me kombetaren". Veseli ka qene pjese e kombetareve te moshave te Zvicres dhe shume nga lojtareve te asaj kohe do te jene perball shqiptarit. Veseli eshte shprehur qe eshte lindur shqiptar, eshte shqiptar dhe do vdesi si shqiptar, keshtu qe ai do te jete gjithmone ne dispozicion te tranjerit per t'u aktivizuar si ne krah te mbrojtjes ne vend te Hysaj apo edhe ne qender te mbrojtjes ne vend te Canes apo te Mavraj. Me pas ai qe i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve ka qene edhe mesfushori Odise Roshi. Ai eshte shprehur qe ekipi eshte ne gjendje optimale dhe gati per ndeshjen e pare ku e sheh veten ne formacionin baze, por do te jete tranjeri ai qe do te vendose.
|