Kombetarja gati per ndeshjen kunder Ukraines |
nga Administrator E enjte, 02 Qershor 2016 22:51 | | | | |
Sot paradite ekipi yne kombetar ka lene rezidencen e saj ne Austri per te udhetuar drejt Italise, ku neser ne oren 20:30 do te zhvilloje ndeshjen e fundit miqesore kunder Ukraines. Tranjeri De Biasi ka mbajtur edhe nje konference per shtyp ku ka folur per ndeshjen kunder Ukraines. Nga kjo ndeshje ai pret qe skuadra te luaje mire sidomos kunder nje skuadre qe para pak ditesh i ka shenuar 4 gola nje nder rivaleve tone ne europian Rumanise. Gjithashtu De Biasi i eshte kthyer zgjedhjeve te 23 lojtareve, ku ka folur per Veselin, ai ka vlersuar sezonin shume pozitiv te tij. Gjithashtu tranjeri kuqezi ka shprehur keqardhjen qe Gjimshiti nuk eshte pjese e ekipit, por ai ka ritheksuar faktin qe Gjimshiti nuk eshte aktivizuar qe nga tetori. Ne oren 19:00, ekipi kombetar ka zhvilluar edhe nje stervitje ne stadiumin Atleti Azzuri te Bergamos, fillimisht jane zhvilluar ushtrime fizike, me pas ekipi ka vazhduar stervitjen pa pranine e mediave.
|