Tranjeri i kombetares De Biasi ka shpallur sonte ne darke listen zyrtare te 23 futbollisteve qe do te bejne pjese e kampionatit europian France 2016. Nga 27 lojtaret e grumbulluar per pergatitjet para-europianit, 4 futbolliste nuk do jene me pjese e ketyre pregatitjeve te cilet jane: Rrahmani, Xhimshiti, Shala dhe Rashica. Kete sezon Berat Xhimshiti nuk eshte aktivizuar rregullisht me skuadren e tij dhe vetem ne javet e fundit ka gjetur hapesira me Atalanten. Rrahmani ka zhvilluar nje kampionat te mire me ekipin e tij RNK Split, por konkurenca ne qendren e mbrojtjes ka bere qe mos te jete ne listen perfundimtare. Gjate eliminatoreve te kampionatit europian, mesfushori me tipare sulmuese, Herolind Shala eshte thirrur vazhdimisht nga tranjeri De Biasi, por as ai nuk eshte perfshire ne listen perfundimtare. Lojtari me premtues i kombetares shqiptare dhe me nje te ardhme te sigurte, Milot Rashica nuk ka arritur te bind plotesisht tranjerin dhe kesisoj as ai nuk do te jete pjese e Shqiperise ne Euro 2016. Ja dhe lista e plote zyrtare e lojtareve qe do te jene pjese e finaleve te kampionatit europian: 1. Etrit Berisha 2. Orges Shehi 3. Alban Hoxha 4. Elseid Hysaj 5. Lorik Cana 6. Arlind Ajeti 7. Mërgim Mavraj 8. Naser Aliji 9. Armir Lenjani 10. Ansi Agolli 11. Frederik Veseli 12. Andi Lila 13. MIgjen Basha 14. Ledian Memushaj 15. Burim Kukeli 16. Taulant Xhaka 17. Ergys Kaçe 18. Armir Abrashi 19. Odise Roshi 20. Bekim Bala 21. Shkëlzen Gashi 22. Sokol Cikalleshi 23. Armando Sadiku
|