Nje dite ndryshe per kombetaren |
nga Administrator E martë, 31 Maj 2016 09:28 |  |  |  | |
Dje, tranjeri i kombetares shqiptare Gianni de Biasi i ka bere nje surprize lojtareve te kombetares. Ai ka vendosur qe paraditja te kalonte ne relaks dhe me lojra ne parkun e Sebersdorf 15km larg rezidences kuqezi. Paradite grupit i jane bashkuar lojtaret qe luajten finalen e Kupes te Zvicres Kukeli dhe Veseli. Ndersa mbasdite i gjithe delegacioni i kombetares shqiptare kane vizituar Vienen dhe muzeun historik te Neue Burg. Ne kete muze ndodhen edhe armet e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nderkohe ne darke jane bashkuar edhe 2 lojtaret Kaçe dhe Memushaj te cilet kishin impenjimet me skuadrat e tyre PAOK dhe Pescara.
 |