Legjonaret - Tjeter gol per Memushaj |
nga Administrator E shtunë, 23 Prill 2016 16:05 |  |  |  | |
Ledian Memushaj ka shenuar ne ndeshjen e sotme qe ekipi i tij Pescara ka luajtur kunder Brescia ne serie B italiane. Mesfushori i kombetares tone eshte aktivizuar per 90 minuta dhe ka bere nje ndeshje shume te mire. Ai ka shenuar golin e barazimit momental ne minuten e 48, me nje goditje me koke. Me kete fitore ekipi i tij Pescara forcon pozicionin per te marre pjese ne play-off per te shkuar ne Seria A. Ne ndeshjen tjeter Crotone - Como, eshte aktivizuar per 90 minuta edhe mesfushori i kombetares Basha. Skuadra e tij ka humbur me rezultatin 2-0 kunder kryesueses te Serie B, Crotone. Me kete humbje ekipi i mesfushorit tone rrezikon gjithmone e me shume renien nga kategoria.
 |