Prezantohet projekti i stadiumit Arena Kombetare |
nga Administrator E premte, 22 Prill 2016 08:26 | ![pdf](/templates/gk_icki_sports/images/pdf_button.png) | ![Shtyp](/templates/gk_icki_sports/images/printButton.png) | ![Email](/templates/gk_icki_sports/images/emailButton.png) | |
Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar dje projektin per ndertimin e stadiumit Arena Kombetare. Ky stadium do te ndertohet ne vend te stadiumit kobetar Qemal Stafa. Projekti është i studios Archea që ka ideuar edhe stadiumin Friuli-Dacia Arena te Udinezes ne Itali. Punimet, që do të bëhen nga shoqëria shqiptare Alb-star, do të nisin në maj e pritet të mbarojnë brenda dy vjetëve. Stadiumi do të kushtojë rreth 50 milionë euro. Kapaciteti i stadiumit do të jetë 22.300 vende dhe do t'u përgjigjet standardeve cilësore të kërkuara nga UEFA. Stadiumi do te jete i gjithe i mbuluar dhe do te kete te gjitha kushtet e nje stadiumi modern. Ky stadium do te jete multifunksional ku do te kete edhe hapesira te ndryshme tregtare.
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |