Shqiperia fiton miqesoren me Luksemburgun |
nga Administrator E enjte, 31 Mars 2016 09:29 | | | | |
Kombetarja e Shqiperise ka fituar te marten ne mbremje me rezultatin 2-0 ndeshjen miqesore kunder Luksemburgut. Nje ndeshje qe eshte dominuar nga kombetarja jone e luajtur ne nje fushe te renduar. Shqiperia kerkon qe ne pjese te pare golin e avantazhit por nuk arrin ta gjeje ate. Ne fundin e pjeses te pare Cikalleshi del i vetem me portierin mik, por pengohet ne menyre te parregult ne hyrje te zones dhe arbitri denon me te karton te kuq portierin e Luksemburgut. Pjesa e pare mbyllet ne barazim 0-0 dhe me nje lojtar me pak ne rradhet e Luksemburgut. Ne pjesen e dyte De Biasi ben disa ndryshime, fut ne fushe Kace per Kukelin dhe me vone Sadikun per Shalen. Pikerisht keto dy futbolliste do te jene protagonist ne shenimin e golit te pare. Kace merr nje top ne fundore dhe kroson per Sadikun i cili me koke shenon golin e pare. Minuta e 63 e ndeshjes Luksemburg - Shqiperi 0-1. Shqiperia rrit presionin drejt portes te Luksemburgut dhe ne minuten e 75 do te jete Cikalleshi qe mbron mire topin, dhe i vetem me portierin gjuan dhe shenon golin e dyte per Shqiperine. Ne minuten e 78' provon te shenoje nga larg edhe Milot Rashica i ftuar per here te pare nga De Biasi, por pa sukses. Ne minutat e fundit, lojtaret e kombetares tone kerkojne serish te shenojne por nuk ja arrijne qellimit te thellojne rezultatin. Ndeshja perfundon me rezultatin e paster 2-0 ne favor te Shqiperise. Ndeshjet e ardhshme miqesore te Shqiperise do te jene para fillimit te kampionatit Europian me Kanadane dhe Katarin.
|