Ne prag te kampionatit Europian France 2016, ekipi yne kombetar pritet qe te zhvilloje 2 ndeshje testuese. Keto ndeshje priten qe te luhen ne stadiumin Loro Boriçi te Shkoder i cili eshte drejt perfundimit te rikonstrurimit. Akoma nuk jane bere te ditur ekipet me te cilat do te perballet Shqiperia por me shume mundesi do te jete Kroacia dhe Turqia. Ne fakt kombetarja jone ka disa kohe qe kerkon te zhvilloje nje ndeshje miqesore kunder ekipit kroat por deri me tani asgje nuk eshte bere zyrtare. Gjate shortit te kampionatit europian, tranjeri i Shqiperise Gianni De Biasi ka komunikuar me tranjerin e Turqise Fatih Terim per organizimin e nje ndeshje miqesore mes 2 kombetareve. Ne ditet ne vazhdim pritet qe te zyrtarizohen miqesoret e marsit si edhe vendin se ku do te luhen keto ndeshje.
|