Shqiperia arrin te marre nje barazim kunder Gjeorgjise ne minutat e fundit. Nje ndeshje e dobet per kombetaren tone, ku per me shume se sa 80 minuta Shqiperia nuk tregoi vlerat e saj. Gjeorgjia kalon shpejt ne avantazh duke perdorur nje skeme, dhe Amisulashvili shenon golin e pare. Shqiperia me lojtare te rinj te fushe, nuk arrin te reagoje. Kur pritej goli i Shqiperise do te jete serish Gjeorgjia qe kalon ne avantazh 2-0. Shqiperia ben ndryshime ne fushe duke aktivizuar pothuajse te gjithe lojtataret e stolit. Ne minutat e fundit Shqiperia sikur zgjohet dhe kerkon me nglum golin. Golin e pare do ta gjeje me ane te Migjen Bashes ne minuten e 88'. Kur pritej mbyllja e takimit do te jete Cikalleshi qe do te shenoje nje eurogol duke fiksuar shifrat e ndeshjes ne rezultatin 2-2. Shqipëri-Gjeorgji 2-2 Shënues: Basha 88’, Cikalleshi 90+3’ / Amisulashvili 2’, Chanturia 52’ Shqipëria: Berisha (Hoxha 75’), Lila (Gjimshiti 29’), Lenjani (Shala 57’), Agolli, Sadiku, Gashi (Cikalleshi 65’), Lilaj, Xhaka (Basha 56’), Ajeti, Veseli, Roshi (Manaj 60’). Trajner: Gianni De Biasi Gjeorgjia: Revishvili, Lobzhanidze, Grigalava, Kashia, Amisulashvili, Kankava, Daushivli, Gelashvili (B.Tskhadadze 76’), Qazaishvili (Kobakhidze 82’), Chanturia, Navalovskii. Trajner: Kakhaber Tskhadadze Gjyqtarë: Davide Massa, Sergio Rangetti, Fabiano Preti (Itali) Kartona të verdhë: Ajeti / Lobzhanidze
|