Shqiperia ka njohur kundershtaret e saj, per eliminatoret e Kampionatit Boteror Rusi 2018. Dje pasdite, ne Kostandinovsky Palace ne Shen Peterburg, eshte hedhur shorti per eliminatoret e boterorit te ri, qe do te zhvillohet ne Rusi. Shqiperia, qe paraprakisht eshte vendosur ne vazon e trete, do te beje pjese ne Grupin G Eliminator te zones se Europes se bashku me Spanjen, Italine, Izraelin, Maqedonine dhe Lihtenshtejnin.
Skuadra qe renditet ne vendin e pare do te kualifikohet direkt per ne kampionatin boteror, kurse 8 ekipet me te mira qe renditen ne vendin e dyte shkojne ne play-off. Nje short goxha i veshtire ky per kombetaren tone por nga ana tjeter, ekipi yne kombetar mund te matet me ekipet elitare te futbollit europian.
 |