Etrit Berisha ka lene spitalin dhe eshte rikthyer ne skuader. “Corriero dello Sport” ka shkruar per demtimin qe ka kaluar portieri shqiptar. Te dielen Etriti nuk ishte ne grumbullim dhe mungoi per Lazion shkak i nje demtimi te pesuar ne stervitje. Portieri kishte marre nje demtim ne koke dhe u detyrua te shtrohej ne nje klinike ne Rome. Pasi beri analizat dhe u mjekua ne plagen e lehte, ai eshte rikthyer ne shtepi pa asnje shqetesim serioz duke qetesuar familjaret e tij dhe stafin e Lazios. Megjithate ai pritet te rikthehet ne fushe pas festave te fundvitit pasi askush nuk ka ndermend ta nxitoje riaftesimin e tij.
|