Disa shqiptare, tifoze te Manchester United kane perfituar nga rasti per te takuar nga afer Adnan Januzaj. Me nje mesazh te madh per te jane ulur ne “Old Traford” dhe e kane ftuar 18 vjecarin ti thote po Shqiperise. Ne ndeshjen me Newcastle, Januzaj i ka pare tifozet shqiptare por nuk u ka folur atyre duke mos bere asnje reagim emocional per kete mesazh te dedikuar per te. Kjo fushate ka nisur prej muajsh dhe kjo ishte levizja e rradhes qe kane bere tifozet shqiptare per te bindur 18 vjecarin Adnan Januzaj te mos refuzoj Shqiperine. Me pare i eshte hapur nje grup me mijra fansa ne facebook, jane thurur kenge per te dhe jane shkruar shume komente ne faqet e tij ne internet. Januzaj ende nuk ka dhene nje pergjigje perfundimtare se cilen kombetare do te zgjedhi per te luajtur.
|