Nje lajm i publikuar pak dite me pare ne nje media te perditshme shqiptare, ku FSHF thuhej se i kishte dhene direktiva trajnereve te ekipeve kombetare te hiqnin dore nga lojtaret kosovar, ka ngjallur irritim dhe reagimin e ashper te drejtuesve te futbollit. Me nje deklarate ata kane pergenjeshtruar kete lajm. “Federata Shqiptare e Futbollit bazuar ne disa opinione te vetshpallura, deklrata te qellimshme dhe konkluzione te pa verteta , rreth urdherave per rindertimin te Ekipeve Kombetare pa lojtare nga Kosova, diaspora e vetem nga Shqiperia, te cilat jane botuar sefundmi deklaron se: Asnjehere te vetme dhe ne asnje menyre Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka menduar dhe aq me teper te praktikoje nje ndarje te tille ogurzeze. Kjo histori pa te vetmin argument e prove eshte shpikur, trumbetuar e shpifur nga individe te izoluar e ne media te pervecme. Ka shume vite qe FSHF-ja ka investuar , ndertuar, realizuar dhe zbatuar nje strategji te qarte per afrimin e futbollisteve te talentuar me ndajshtimin shqiptar, kudo qe ata jetojne e ushtrojne futbollin. Vetem ne kete moment nje dyzine lojtaresh jane brenda procedures per tu pajisur me pasaporten e Shqiperise. Ndasia eshte nje utopi mikroskopike perballe uraganit gjigand kuqezi, i cili pervecse ne fushe rrezaton unitet, profesionalizem e bashkepunim edhe ne shkallet e stadiumit, tek sportdashesit mbare-shqiptare te cilet te bashkuar kendojne Hymnin Kombetar e dekorojne cdo gje me ngjyrat kombetare kuqezi, ne Tirane e kudo ne Europe. Federata Shqiptare e Futbollit si nje anetare e vjeter, dinjitoze e me reputacion ne FIFA dhe UEFA, si edhe perfaqesuesit e saj te larte, anetare neper Komisionet e organizmave qendrore te futbollit ne Europe dhe Bote nuk kane rreshtur se punuari per anetaresimin e Federates se Kosoves atje ku i takon. Kombetarja e Shqiperise me shqipetare nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Diaspora ka kohe qe eshte bere nje simbol i bashkimit kombetar, perfaqesuesja jone e futbollit ka vite qe manifeston bukur krenarine e shqiptareve te vertete, kudo qe jetojne”, shkruhej ne deklaraten e FSHF-se.
|