Besart Berisha i ka dhene fitoren skuadres se Brisbrane Roar ne transferte. Sulmuesi shqiptar ne pritje te kontrates se re qe do ti ofrojne per te firmosur ka shenuar dy gola ne porten e Adelaides, duke i dhene skuadres se tij tre pike te cmuara ne kampionat. Brisbrane ishte ne disavantazh kur Berisha barazoi ne minuten e 20 nga pika e bardhe dhe me pas firmosi me gol fitoren ne minuten e 72. Sulmuesi shqiptar me keto dy gola ngjitet ne kuoten e pese golave te shenuar ndersa skuadra e tij mbetet e para ne tabelen e klasifikimit.
 |