“Kapeni nese mundni”, ky eshte emri qe i kane vene ne Angli tifozet Manchester United yllit qe po lind ne “Old Traford”. Behet fjale per Adnand Januzajn, lojtarin 18 vjecar qe po i ben te gjithe per vete prej disa muajsh. Paraqitjet e tij dhe talenti qe ka demonstruar ne pak ndeshje kane bere qe menjehere per Januzaj te thuren kenge dhe te krijohen slogane perkedhelese per te. Futbollisti shqiptar akoma nuk e ka bere zgjedhjen e tij se me cilen kombetare do te luaje duke lene ne ankth te gjithe shqiptaret qe e duan kuqezi talentin e Manchesterit.
|