Ne fokus/ Zbulohet nje tjeter “Januzaj” ne Belgjike |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 04 Dhjetor 2013 15:45 | | | | |
Adnan Januzaj por jo vetem ai. Nje nga talentet shqiptar ne Belgjike po rritet dhe ai mund te jete pasuesi i Adnanit. E quajne Lindon Selahi dhe eshte vetem 14 vjeç, por per shkak te talentit te tij aktivizohet per ekipin U15 te Standard Liege. Mediat kosovare e kane zbuluar nje lajm te tille. Daja tij ka treguar interesimin e Anderlehtit por dhe te kombetares belge, megjithate Januzaj Junior ende nuk ka vendosur se ku do te luaje ne te ardhmen. "Jo se e kam nip, por vertete Lindoni eshte Januzaj i ri. Luan si mesfushor organizativ. Eshte ftuar edhe nga kombetarja e te rinjve te Belgjikes, ndersa Anderlechti çmendet pas tij, duke i ofruar superkushte. Mgjithate, meqe Standardi dhe Anderlechti kane rivalitet te madh mes tyre, ai do te mbetet ne Liege", shprehet daja i Lindonit, Ragmi Sefedini, i cili po ashtu jeton ne Belgjike dhe ka dhene disa pergjigje per te ardhmen e nipit.
|