Revolucion kuqezi. Keshtu mund te quhet vendimi qe ka marre te marten trajneri Italian i Shqiperise Xhani De Biazi pas takimit qe ka zhvilluar me trajneret e moshave. Kombetaret U17, U19 dhe U21 duhet te luajne me te njejtin modul loje, qe pershtatja nga njera-grupmoshe ne tjetren, deri ne kombetaren A te jete me e shpejte dhe ne menyre organike. Kjo ka qene tema kryesore e diskutimit ne mbledhjen e zhvilluar ne Federaten Shqiptare te Futbollit mes trajnereve te ekipeve kombetare, ku moren pjese Xhani De Biasi, Skender Gega, Foto Strakosha dhe Xhemal Mustedanagic. Ky ndryshim taktik eshte propozuar nga italiani dhe pritet te jete i frytshem per te ardhmen.
|