Armando Sadiku e ka mbyllur me Luganon dhe tifozet e kesaj skuadre. Tashme shqiptari po ben gati valixhet per tu transferuar tek Zyrihu, aty ku e pret nje sfide e re akoma me e veshtire. Ne ndeshjen e fundit qe sulmuesi luajti per Luganon ne shtepi, drejtuesit e kesaj skaudre ne shenje falenderimi i kishin pergatitur nje ceremoni lamtumire. Presidenti i Luganos e ka falenderuar publikisht shqiptarin ndersa te tjeret i kane dhuruar lule. Sadiku do te luaj edhe nje ndeshje te fundit me kete skuader ne transferte ne daten 8 dhjetor e me pas do te largohet. “Ishte ndeshja e fudnit per mua dhe doja ta fitonim e te shenoja. Megjithate besoj se edhe barazimi eshte rezultat pozitiv. I falenderoj te gjithe duke filluar nga presidenti, stafi teknik, koleget e mi dhe tifozet per mbeshtetjen qe me dhane per nje vit e gjysme ketu dhe realisht jam i kenaqur qe isha pjese e kesaj skuadre”, – tha Sadiku pas ndeshjes.
|