Ne fushe kane zbritur tre lojtare shqiptare ndersa nje tjeter ka mbetur ne pankine. Derbin kuqezi ne Superligen e Zvicres e kane humbur Gashi e Abrashi qe jane aktivizuar per 90 minuta ndersa Bunjaku ka qendruar ne pankine. Fitues i derbit shqiptar ka dale Jahmir Hyka. Skuadra e tij Luzerni ka marre sukesin ne transferte duke mundur Grasshporesin. Hyka ka luajtur per 90 minuta e ne fund me skuadren e tij eshte larguar me koken lart. Te tre shqiptaret kane luajtur mire dhe jane vleresuar me nota pozitive nga mediat zviceriane.
|