Xhani De Biazi perpara mikrofonave ne Itali per mediat vendase ka bere nje analize per skuadren kuqezi, futbollin shqiptar dhe objektivat per te ardhmen. “Futbolli shqiptar eshte rritur. Une kam nje bilanc pozitiv me kombetaren dhe gjerat po ecin mjaft mire. Normalisht jo ashtu si do te kishim dashur pasi kemi dhe ne zhgenjimet tona por e rendesishme eshte qe jane bere shume hapa pozitive ne kete aspekt. Me gezon fakti qe tashme kur mendon per Shqiperine, nuk eshte me ideja qe eshte nje kundershtar i lehte per tu mundur. Jam shume i lumtur qe shume lojtare te kombetares kane rikuperuar ate ndjenje perkatesie qe duhet te ekzistoje gjithmone. Federata me ka ndihmuar, suportuar dhe mendoj se do te investoj akoma shume. Me pelqen qe shume njerez kishin krijuar nje sllogan, gjate periudhes tone magjike ne fazen e pare siç ishte ‘Une Besoj’, qe do te thote se shpresa eshte, qe ne sport eshte baza e gjithçkaje. Besoj se ne edicionin e ri do te bejme gjera me te mira pasi ka shume lojtare shqiptare te talentuar qe po rriten”, ka deklaruar De Biazi.
|