Klubi gjerman i FSV Frankfurt ka pezulluar Edmond Kapllanin deri ne muajin janar te vitit te ardhshem. Shkak per kete mase ndeshkuese ndaj tij eshte bere nje konflikt ne fushe mes shqiptarit dhe nje lojtari tjeter. Ne faqen zyrtare skuadra gjermane ka treguar kete vendim disiplinor qe e ben Kapllanin te rikthehet para kohe ne Shqiperi per te festuar festat e fundvitit. Thyerja e kodit te brendshem ne rregulloren e klubit e ka bere Kapllanin te mos luaj takimet e fundit dhe te heqe dore nga seria e golave qe po shenonte ne Bundesligen e dyte gjermane.
|