Eshte hedhur ne Nion, shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europian në futbollin e femrave per kombetaret U-19. Shqiperia do te luaje ne grupin e tretë eliminatore, së bashku me tre skuadra te tjera. Ato jane, Norvegjia, Skocia dhe Polonia. Është vendosur që takimet e ketij grupi te zhvillohen ne Shqiperi. Kjo është hera e parë që në vendin tonë, organizohet një turne në futbollin e femrave, ndërkohë, që janë zhvilluar turne kualifikues U-19, U-17 dhe turne miqësor U-15. Ndeshjet eeliminatore do të zhvillohen në muajin shtator të vitit 2014.
 |