Nuk kane ndermend te ndalen ne Bullgari. Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula po i bejne te gjithe te cmenden me paraqitjet e tyre. Sulmuesi shkodran ka shenuar nje gol spektakolar nga 30 metra ne ndeshjen qe Liteksi ka fituar ne Kupen e Bullgarise me rezultatin 6-0 perballe skuadres Sozopol. Shqiptari tjeter Jurgen Gjasula ka shenuar nje dopiete ne kete goleade dhe ka marre vleresime maksimale nga trajneri. Te dy shqiptaret qe luajne per Liteksin po luajne dhe shenojne rregullisht ne Bullgari dhe kjo ka bere shume klube europiane te jene te gatshme per te paguar shume per ta.
|