Sulejman Starova, nje nga trajneret me te mire ne Shqiperi e ka cilesuar si alarmante situaten tek skuadra kombetare. Lojtaret kuqezi, loja dhe trajneri De Biazi ne analizen e tij nuk bindin aspak. Barazimi me Bjellorusine ishte i shemtuar. Alarmi vjen nga mos analiza qe drejtuesit e FSHF-se harrojne te bejne per te. “De Biazi nuk po punon ashtu si te gjithe kishim pritur. Situata e kesaj skuadre eshte alarmante. Lojtaret reklamohen me shume buje, pritet shume dhe ne fund nuk ka asgje nga cfare premtohet. Mbas humbjeve dhe rezultateve negative askush nuk ben analize per menyren se si u mor ai rezultat. Ketu eshte alarmi. Federata duhet nderhyj. Trajneri duhet te kete objektiva dhe te japi llogari kur gjerat nuk shkojne mire”, ka deklaruar Sulejman Starova.
|