Mergim Mavraj dhe Lazio jane shume prane. Ky eshte lajmi qe ben te ditur gazeta me e madhe sportive italiane “Corriere dello Sport”. Drejtori sportiv Igli Tare eshte njeriu qe po negocion per te sjelle per mbrojtjen e te kalterve lojtarin shqiptar qe luan ne Bundesligen e Dyte gjermane me Greuther Furthin. Vlera e kartonit te Mavraj vleresohet deri ne 2 milione euro dhe kjo eshte arsyeja pse po negociohet per ta reduktuar sa me teper ate. Ne janar, Mavraj pritet te luaj perkrah Canes ne qender te mbrojtjes se Lazios. Ne Itali besojne se Tare do ta realizoj kete operacion qe e ka nisur prej nje viti. Me afrimin e tij tek te kaltrit numri i lojtareve shqiptare me Canen dhe Berishen ne porte pritet te shkoj ne tre.
|