FSHF edhe pse e ka mesuar se Valmir Berisha ka shenuar 7 gola ne boterorin e 17-vjecareve, ende nuk ka bere asnje percapje per ta bindur te lere Suedine e ti bashkohet kuqezinjve. Nese ne Shqiperi nuk bejne ate qe duhet, nje Angli e tere eshte vene ne ndjekje te Valmir Berishes. Sulmuesi me origjine shqiptare, i cili u shpall golashenuesi me i mire i Boterorit te 17-vjecareve me fanellen e Suedise, ka terhequr vemendjen e shume klubeve te Premier League, se fundmi te Sunderland. Menaxheri i “Maceve te zeza” sic njihet ndryshe ekipi, Roberto De Fanti ka shenjestruar pikerisht 17-vjecarin qe aktivizohet te skuadra e 19-vjecareve te Halmstad, madje i ka bere dhe nje oferte prej 300 mije Eurosh klubit te tij, duke dashur te perfitoje nga fakti qe kartoni i sulmuesit eshte ende i lire. Megjithate per Berishen nuk eshte vetem Sunderland qe interesohet ne Angli, pasi dhe Liverpool e Tottenham kerkojne te sigurojne sherbimet e nje lojtari qe cilesohet si nje nder talentet e ardhshme te futbollit boteror.
|