De Biazi: Nuk eshte ky formacioni i eleminatoreve |
nga AlbaniaSoccer E premte, 15 Nentor 2013 22:36 |  |  |  | |
Pak para se te largohej, ne fund te ndeshjes me Bjellorusine, De Biazi ka folur shkurtimisht per rezultatin dhe ecurine e ndeshjes se barazuar. "Mendoj se nuk ishte e lehte sonte per ne sepse disa lojtare luajten per here te pare. I testuam per t’i patur ne te ardhmen dhe jam i kenaqur me ta. Ne pjesen e dyte ishim me mire ne fushe sepse ne te paren rrezikuam shume. Ne fushe zbriti nje skuader shume e re, por ky formacion nuk do te luaj ne eliminatoret Euro 2016. Kemi krijuar nje grup dhe duhet te luajme me grinten e sezonit te kaluar, nese nuk e bejme nuk mund te ecim perpara”, ka thene shkurtimisht De Biazi.
 |