Ne fund te ndeshjes Bjellorusi – Shqiperi, Xhani De Biazi, trajneri Italian i kuqezinjve ka bere nje xhest te papelqyeshem. Pasi ka thene se eshte i kenaqur me te rinjte qe kane luajtur ne ndeshjen e barazuar, De Biazi nuk i eshte pergjigjur pyetjeve qe gazetaret shqiptare i kane bere atij. Kritikat per skuadren kuqezi, per lojen jo te mire me Bjellorusine, De Biazi nuk i ka pelqyer dhe kjo e ka shtyre te bej nje xhest aspak te bukur. Italiani eshte larguar duke i lene te gjithe te shtangur per ate qe ka bere pa preferuar te jape pergjigje dhe shpjegime.
|