Kater muaj pritje dhe vuajtje per tu rikthyer me ne fund ne fushe. Ilir Berisha eshte i gatshem per ta rinisur aty ku e la dhe per te bere me mire. Mbrojtesi i Kombetares se Shqiperise ka mundur ti jape fund fazes rekuperuese duke lene pas kraheve demtimin e rende ne gju dhe operacionin qe e beri te qendronte larg fushave. Berisha do te shtoj ritmin ne stervitje me shpresen se do te jete i gatshem per skuadren e tij Orebro ne Suedi dhe gjithashtu edhe per Xhani De Biazin.
|