Ndeshja miqesore kunder Bjellorusise, qe do te luhet ne stadiumin “Akdeniz”, te Antalias, me date 15 nentor ne oren 18.00 (sipas ores lokale), do te mund te shihet falas, nga sportdashesisht shqiptare qe banojne apo studiojne ne Turqi. Federata Shqiptare e Futbollit, me deshiren e mire per t’i krijuar mundesine tifozeve shqiptare qe te jene sa me prane, idhujve te tyre te kombetares se futbollit, ka vendosur qe cilido shqiptar qe do te shkoje ne stadium, mund te pajiset me bilete falas.
|