Xhani De Biazi vazhdon pergatitjet me skuadren kuqezi ne Antalia. Pasi i ka grumbulluar te gjithe ne resortin ku do te qendrojne per disa dite, De Biazi i ka kerkuar futbollisteve te tregohen profesioniste me regjimin e perditshem. Ne miqesoren me Bjellorusine qe do te luhet te premten, tekniku Italian po mendon te beje disa eksperimente ne mbrojtje pasi mungon Loret Sadiku dhe Mergim Mavraj ndersa pjesa tjeter e skuadres pritet te jete e ngjashme me ndeshjet e fundit. Deri te premten kuqezinjte do te kene mundesi te tregojne formen e tyre me te mire per te bindur italinin qe akoma nuk ka vendosur per formacionin. Gjate ketyre diteve ne Turqi, Shqiperia e De Biazit do te jete e izoluar nga te gjithe te interesuarit ndersa lojtaret do te qendrojne te mbyllur ne dhoma e do te ushqehen me orar pa patur te drejte te bejne jete nate apo te abuzojne.
|