Kombetarja e Shqiperise do te luaje te premten ndeshjen miqesore me Bjellorusine. Kuqezinjte jane nisur drejt Antalias por skandali ne kete histori eshte se lojtaret jane grumbulluar dhe nisur menjehere nga aeroporti “Nene Tereze”. Vetem nje pjese e tyre pasi te tjeret do te mberrijne menjehere nga Turqi nga vendet ku luajne dhe jetojne. Situata mund te konsiderohet aspak serioze per vete faktin se futbollistet shqiptare nuk jane grumbulluar te gjithe bashke por kane udhetuar vec e vec apo te ndare ne grupe. Te marten pritet te plotesohet numri i plote i lojtareve qe De Biazi ka perzgjedhur e te premten do te luhet miqesorja. Shqiperi-Bjellorusi do te zhvillohet me 15 nentor, ora 18:00 (ora jone lokale) ne stadiumin “Akdeniz University Stadium” ne Antalia.
|