Xhani De Biazi me kokefortesi vazhdon te mos e grumbulloje Armando Vajushin. Sulmuesi shkodran po i ben te cmenden te gjithe ne Bullgari, jo vetem me formen e tij por dhe me golat e shenuar, por De Biazi duket se e harron qellimisht talentin e dale nga Vllaznia. Bashke me te, italiani nuk ka grumbulluar Jurgen Gjasulen duke e harruar edhe ate njesoj si shkodranin. Nuk dihen arsyet pse De Biazi po vepron keshtu, por me siguri qe nuk jane zgjedhje per ceshtje sportive.
 |