Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula kane cmendur bullgaret. Kater gola i kane shenuar ata ne fitoren 6-2 qe skuadra e Liteksit ka marre ne shtepi duke qendruar ne vendin e pare bashke me Ludogorets. Dopiete e Vajushit dhe dopiete edhe per Gjasulen. Ne Bullgari jane cmendur per dy lojtaret shqiptare qe po bejne me te miren per ti dhene titullin e munguar Liteksit. Vajushi ka shenuar dy supergola ndersa Gjasula ka qene jo vetem autor i nje dopiete por dhe regjizor i fitores spektakolare qe bullgaret e Liteksit kane marre.
|