Odise Roshi eshte emri me i ri qe eshte sygjeruar nga trainer italian i Shqiperise, Xhani De Biazi. Mesfushori me tipare sulmuese eshte nje lojtar qe i eshte keshilluar drejtuesve te Juventusit. Mediat italiane e kane zbuluar nje lajm te tille. Roshi prej dy sezonesh eshte ne Gjermani por ne janar ai deshiron te largohet per nje aveture te re. “Roshi eshte nje lojtar I ri, 22 vjecar me potencial dhe ai mund ti sherbeje Juventusit. Ne janar ai mund te kerkoje nje aventure te re. Nuk i dihet”, ka deklaruar De Biazi per mediat italiane.
 |