Armando Vajushi nuk di te ndalet para portave kundershtare. Sulmuesi shkodran ka shenuar serish per Liteksin dhe eshte ngjitur ne kuoten e pese realizimeve per kete sezon. Vajushi ka ndihmuar Liteksin te marre nje fitore te paster ndaj Lokomotives se Sofjes. Shkodrani ka shenuar golin e dyte dhe ka asistuar ne rastin e golit te katert. Ne kete ndeshje ka luajtur per Liteksin edhe shqiptari tjeter Jurgen Gjasula, por Vajushi ka qene lojtari i ndeshjes.
 |