Stadiumi Qemal Stafa nuk ploteson me kriteret per ndeshje nderkombetare. Ne pritje te zhvillimeve qe do te sjellin shembjen e tij per ti lene vendin punimeve per nje stadium te ri, FSHF po shqyrton mundesine te transferoje kombetaren ne Shkoder. Stadiumi Loro Borici mund te rikonstruktohet ne bashkepunim me Bashkine e Shkodres dhe aty kuqezinjte mund te gjejne me pas kushtet e duhura per edicionin e ri eleminator.
|